Florent Hasani firmos me skuadrën e re në Turqi

Florent Hasani është zyrtarizuar te Boluspor në Ligën e Parë turke, pasi ka firmosur kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Ish-sulmuesi i Tiranës ka befasuar me zgjedhjen e tij, pasi më parë u përfol që do kalonte te Alanjaspor në elitë. Hasani i bashkohet Dean Liços te Boluspor. Kujtojmë se ish-kapiteni i Skënderbeut u prezantua po ashtu në merkaton e dimrit. Kjo zgjedhje për 27-vjeçarin vjen pas eksperiencës së kaluar me Rapidin e Bukureshtit. Kujtojmë se atje qëndroi për 1 vit, para se të largohej si lojtar i lirë.

sfidanti.al