Fiton Partizani, barazim në Durrës

Partizani ka arritur të triumfojë me rezultatin 1-0 përballë Bylisit në javën e 14-të të “Abissnet Superiore”, në sfidën e luajtur në “Arena e Demave”.

Pas një pjese të parë të vakët, të kuqtë arritën të bëjnë diferencës në minutën e 72-të me Diego Contreras, që godet saktë brenda zonës. Përpjekjet e ballshiotëve nuk munguan, por pa forcën e duhur për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Përfundon 1-0 për Partizanin, që ngjite në kuotën e 17 pikëve, momentalisht në vendin e 6-të. Bylisi mbetet në kuotën e 13 pikëve, në vendin e 8-të.

Mbyllet në barazim pa gola 0-0 sfida Teuta-Elbasani, e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit Abissnet Superiore.

Ka qenë e bukur dhe e luftuar ndeshja por as durrsakët dhe as verdheblutë nuk arritën që të finalizonin rastet e krijuara. Miqtë nisin më mirë ndeshjen dhe janë më kërkues në pjesën e parë.

Durrsakët nisin më mirë pjesën e dytë dhe i afrohen golit më Beshirajn. Loja ndërpritet dy herë, fillimisht sepse tifozët e Teutës ndezin disa flakadanë dhe më pas një defekt teknik bën që në stadium të ikin dritat për disa minuta.

Me rifillimin e lojës, të dyja skuadrat kërkojnë golin e avantazhit, por pa rezultat. 12 minutat shtesë janë emocionuese, fillimisht Teuta flirton me golin me Kotobellin, ndërsa në sekondat e fundit Ze Gomosh i afrohet golit të avantazhit për Elbasanin.

Mbyllet në barazim 0-0 kjo sfidë me dy skuadrat që detyrohen të ndajnë nga një pikë. Elbasani ngjitet i vetëm në krye të renditjes me 26 pikë (Egnatia luan nesër), ndërsa Teuta shkon në kuotën e 22 pikëve.

sfidanti.al