Fitojnë Gjermania dhe Franca, Maqedonia e Veriut ndal Belgjikën

U luajtën mbrëmjen e sotme 7 duelet e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, ku u prodhuan në total 16 gola. Spikasin triumfet në shtëpi të Gjermanisë dhe Francës, ndërkohë që Maqedonia e Veriut, i bëri sërish bllokadë Belgjikës, duke barazuar pa gola në stadiumin e Gent. Protagonist në përballjet e sotme u bë edhe Granit Xhaka, që shënoi me penallti, në triumfin 0-2 që Zvicra arriti në transfertë ndaj Suedisë. Në duelet e tjera, Ukraina mposhti 3 me 5 Islandën, Irlanda e Veriut ia doli me shifrat 2-0 ndaj Sllovakisë, teksa dueli i zhvilluar në Prishtinë mes Kosovës dhe Sllovenisë, u mbyll në barazim pa gola.

sfidanti.al