Fiorentina, Edoardo Bove u shpëtua nga Cataldi

Ngjarje e rëndë në ndeshjen e Fiorentina-Inter, ku futbollisti 22-vjeçar Edoardo Bove pësoi kolaps në fushë, ka tronditur opinionin sportiv e jo vetëm. Për fat të mirë, lojtari raportohet në gjendje stabël në spital, ku u transportua me urgjencë, por situata e tij do të kishte qenë më e rëndë po të mos kishte ndërhyrë një nga shokët e skuadrës. Danilo Cataladi, një tjetër futbollist i Fiorentinës, sapo pa 22-vjeçarin të rrëzohej në fushë vrapoi me shpejtësi drejt tij. Ishte ai që e ktheu në krah, duke i nxjerrë gjuhën për të mos lejuar bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes të futbollistit që kishte pësuar kolaps. Një veprim instinktiv i lojtarit të Fiorentinës, por që rezulton shpesh vendimtar në raste të tilla për të sjellë shmangien e komplikacioneve të mëtejshme.

sfidanti.al