Felix: Tifozët e Atleticos mendojnë se isha njeri i keq!

Joao Felix ishte një nga protagonistët e triumfit të Barcelonës në Metropolitano ndaj Atletico Madrid me rezultatin 0-3. Ishte pikërisht portugezi ai që zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, teksa nuk festoi në nder të kaluarës së tij me “Los Colchoneros”. Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes, Felix theksoi se pavarësisht se i respektoi në maksimum, sërish tifozët e Atleticos mendojnë se ai është një njeri i keq. “Njerëzit në shkallët e stadiumit nuk e dinë të vërtetën për të kaluarën time tek Atletico. Nuk e dinë se çfarë ndodhi, mendojnë se isha një njeri i keq që nuk kisha marrëdhënie korrekte me shokët e skuadrës. Por, e patë se çfarë ndodhi në fundin e ndeshjes? Lino, Lemar, pothuajse të gjithë erdhën me përqafuan. Më pyetën për familjen dhe se si ndihesha. Kjo nuk do të kishte ndodhur nëse do të kishim raporte të këqija, apo jo?”, u shpreh Felix.

sfidanti.al