Duhej të kishte qenë Federata Argjentinas e Futbollit që duhej t’u kishte paguar rrogën pjesëtarëve të stafit të sigurisë të ekipit kombëtar. Kjo gjë nuk ka ndodhur dhe për të ndihmuar agjentët që e kanë bërë punën e tyre, ka menduar Lionel Mesi.
Ylli më i madh i futbollit botëror u ka dhënë punonjësve të sigurisë rrogën e disa muajve, të paktën sipas asaj që thotë gazetari Huan Paolo Varski. Punonjësit shkuan dhe iu ankuan Mesit për moskorrektesën e Federatës, dhe kjo ndodhi përpara ndeshjes ndaj Brazilit në eleminatoret e Botërorit.
Punonjësit e sigurisë nuk ishin paguar prej 5 apo 6 muaj, dhe 3 prej tyre shkuan tek Leo duke i thënë se “situata jonë është e komplikuar, ti je kapiteni dhe ne duam që të na ndihmosh”. Mesi i telefonoi babait duke i thënë që t’u siguronte pagesën, ndërsa Federata Argjentinase nuk mundi të tregohej korrekte pasi është në vështirësi financiare.