Erbim Fagu dhe Tirana ndajnë rrugët

Erbim Fagu nuk është më trajner i Tiranës. Ashtu siç edhe pritej, palët nuk kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin. Njoftimi për këtë ka ardhur nga vetë klubi bardheblu, nëpërmjet një komunikate zyrtare.

POSTIMI:

KF Tirana njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Erbim Fagu. Klubi i Futbollit Tirana shpreh mirënjohjen e pamasë për teknikun, mbi kontributin e madh që trajneri Fagu ka dhënë gjatë gjithë rrugëtimit si bardh’ e blu dhe njëkohësisht i uron suksese në vazhdimësi. Faleminderit Erbim për emocionet dhe punën tënde të palodhur! Gjithmonë një vend mes nesh!

 

sfidanti.al