Një tifoz i vogël mbi shpatullat e babait në shiun e dendur në “Elbasan Arena” në sfidën Elbasani-Egnatian mori vëmendjen e mediave fundjavën e kaluar. Tifozi i vogël verdheblu, mbështeti skuadrën, pavarësisht kushteve të këqija atmosferike. Sot klubi verdheblu i ka bërë një surprizë të bukur djalit 8-vjeçar dhe babait të tij. Ata janë ftuar të ndjekin nga afër seancën stërvitore të Elbasanit, ku takuan lojtarët dhe drejtuesit, të cilët i dhuruan një fanellë në shenjë mirënjohje. “Nën shiun që nuk pushonte, 8-vjeçari Muhamed qëndroi krenar pranë tifozerisë verdheblu në sektorin “Spartak Mazhi”, duke mbështetur pa kushte ekipin ndaj Egnatias. Klubi dhe djemtë e ekipit e ftuan sot djalin dhe babain të ndjekin seancën stërvitore nga afër gjithashtu duke i dhuruar fanellën në shenjë mirënjohje”, shkruhet në videon e publikuar nga klubi i Elbasanit.
sfidanti.al

