Elbasani mbetet pa trajner, Bordin jep dorëheqjen

Trajneri Roberto Bordin ka pasur një takim me drejtuesit e klubit mëngjesin e sotëm dhe ka paraqitur dorëheqjen. Tekniku ka deklaruar se nuk po arrin që të motivojë skuadrën për të dhënë maksimumin dhe se ka ardhur koha për një impuls të ri. Ndonëse Elbasani mposhti Bylisin ditën e djeshme, duke rigjetur fitoren e munguar prej 8 javësh në kampionat, duket se këto 3 pikë nuk e kanë bindur Bordin, që të vazhdojë detyrën e tij në krye të stolit verdheblu. Në orët në vijim pritet që të vijë edhe zyrtarizimi nga ana e klubit si dhe prezantimi i trajnerit të ri.

sfidanti.al