El Clasico do të luhet përsëri në Amerikë

The Soccer Champions Tour tashmë ka bërë të ditur datat e ndeshjeve që do të zhvillohet gjatë parasezonit, ku si zakonisht do të luhet ‘El Clasico’ mes Real Madridit dhe Barcelonës. Kjo ndeshje do të luhet në New Jersey stadium i cili do të jetë pritës i finales së Copa America. Real Madridi dhe Barcelona do të takohen më datë 3 gusht në ‘MetLife Stadium’, që ka kapacitet prej 82,500 mijë spektatorësh dhe do të jetë organizatore e Copa America dhe finales së Kupës së Botës 2026. ‘El Clasico’ ishte zhvilluar edhe verën e kaluar në qytetin e Teksasit, sfidë e cila përfundoi me fitore të Barcelonës me rezultat 3-0. Blaugranat gjithashtu mposhtën Real Madridin edhe në 2022, duke marrë një fitore me rezultat minimal 1-0 në Las Vegas falë golit të Raphinhas. Në këtë turne do të marrin pjesë ekipe si Milan, Manchester City, Chelsea, Barcelona dhe Real Madridi, ku ndeshjet do të luhen në gjashtë stadiume të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

sfidanti.al