Bakayoko do të mungojë për një kohë të gjatë, një lajm i hidhur për Egnatan. Klubi rrogozhinas ka njoftuar me një postim në rrjetet sociale se sulmuesi do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për rindërtimin e ligamentit të kryqëzuar (ACL reconstruction), ndërsa më pas do të nisë programin e rehabilitimit nën kujdesin e stafit mjekësor. Dëmtime të tilla kërkojnë një kohë të gjatë rikuperimi.
Njoftimi i klubit: Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera, është konfirmuar se Bakayoko Soumalia ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë (ACL), si edhe dëmtim të pjesshëm të meniskut anësor.
Lojtari do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për rindërtimin e ligamentit të kryqëzuar (ACL reconstruction), ndërsa më pas do të nisë programin e rehabilitimit nën kujdesin e stafit mjekësor. I urojmë Bakayokos një operacion të suksesshëm dhe një rikuperim sa më të shpejtë.

