Sulmuesi francez është gati për vizitat mjekësore. Nuk do të jetë huazim, por blerje përfundimtare nga ana e klubit bardhezi.
Më në fund Kolo Muani. PSG ka dhënë miratimin për vizitat mjekësore të sulmuesit te Juventusi, pas akordit të arritur ditët e fundit mes dy klubeve mbi bazën e 50 milionë eurove. Nuk bëhet fjalë për huazim, por për një blerje përfundimtare: 38 milionë euro pjesa fikse dhe 12 milionë euro bonuse.
Kolo Muani do të firmosë kontratë deri në 2031-shin me Juventusin, me pagë 5 milionë euro neto në sezon. Bardhezinjtë shpresojnë ta kenë lojtarin gati në kohë para nisjes për turneun në Hong Kong.
Në Torino ndërkohë ka mbërritur Kerim Alajbegovic. Sulmuesi boshnjak zbarkoi në Caselle i shoqëruar nga Miralem Pjanic, ish-lojtari i Juventusit.

