E pazakontë në MLS, fusha pushtohet nga një… bebe

Një episod i pazakontë shënoi ndeshjen mes San Jose Earthquakes dhe Minnesota United, e mbyllur me fitoren e thellë 5-1 të skuadrës mike. Në minutën e 91-të, sfida u ndërpre për pak çaste për shkak të një “pushtimi fushe” krejt të pazakontë: në tapetin e blertë kishte hyrë një fëmijë rreth dy vjeç.

Ngjarja ndodhi në kohën shtesë, teksa arbitri kishte akorduar një faull në favor të Minnesota United. Papritur, kamerat e transmetimit të Apple TV fokusuan një fëmijë të vogël që po largohej nga fusha i marrë në krahë nga një punonjës i stadiumit.