Dortmund fiton më shumë nëse humbet finalen e Champions

Të fitosh, apo të mos fitosh, kjo është dilema e madhe e Borussia Dortmund. Skuadra gjermane do të fitonte më shumë para nëse humbasin në finalen e Champions League përballë Real Madrid, kjo për shkak të Jude Bellingham. Në verë, kur talenti britanik firmosi me Real Madrid, në kontratë është përfshirë edhe një bonus i madh për B.Dortmund. Nëse Reali do të fitojë Champions League në arkën e Dortmund do të shkojnë automatikisht 25 milionë euro. Nëse Dortmund fiton Champions përfiton 20 milionë euro nga UEFA. Verdhezinjtë dalin më të fituar nëse humbasin, plus 5 milionë euro.

sfidanti.al