Domgjoni largohet nga Partizani

David Domgjoni nuk është më një lojtar i Partizanit. Ka qenë vetë mbrojtësi 28-vjeçar, që me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka mbyllur bashkëpunimin me klubin kryeqytetas. “Faleminderit @fkpartizani. Ishte privilegj dhe kënaqësi të isha pjesë e këtij ekipi të madh me tifozë të mrekullueshëm. Faleminderit presidencës, trajnerëve dhe gjithë bashkëlojtarëve, ju uroj shumë suksese në të ardhmen”, shkruan mbrojtësi në rrjetet sociale. Domgjoni u bashkua me Partizanin në shtator të vitit të kaluar dhe u aktivizua në 22 ndeshje në Abissnet Superiore sezonin e fundit. Ky është largimi i tretë nga skuadra e kuqe pas Taipit dhe Osmanllarit.

sfidanti.al