Trajneri i kampionëve të botës detyrohet të pranojë se suksesi ndaj Anglisë ishte tepër i vështirë, edhe pse ekipi i tij është tashmë në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Didie Deshamp lavdëroi futbollistët që dhanë maksimumin dhe arritën suksesin. “Ishte një ndeshje e madhe, ne ishim përballë një Anglie tepër të fortë fizikisht dhe teknikisht. Është diçka e shkëlqyer për lojtarët tanë që jemi në 4 më të mirat. Ne patëm edhe pak fat, ndonëse shkaktuam dy penallti, por e mbrojtëm avantazhin me zemër dhe shpirt”. Franca ia doli 2-1 me gola të Çuamenit dhe Zhirusë, ndërsa Kejn shënoi një penallti për Anglinë, dhe humbi të dytën.
Sfidanti.al