“Derbi” për Redon Xhixhën

Merkatoja e janarit pritet të ndizet në Superiore, me Redon Xhixhën që është shndërruar në një nga emrat më të kërkuar të momentit. Sulmuesi 27-vjeçar ka mbyllur aventurën e tij me Belouizdad në Algjeri dhe është shumë pranë një rikthimi në futbollin shqiptar.

Interesi për Xhixhën është i lartë. Tirana, Partizani dhe Vllaznia kanë shfaqur interes konkret për shërbimet e sulmuesit kurbinas, duke e kthyer atë në objektiv kryesor të disa prej skuadrave më të mëdha të kampionatit.

Aktualisht Tirana ndodhet në “pole position” dhe palët janë pranë një marrëveshjeje, megjithatë gara mbetet e hapur. Së fundmi, Xhixha është kontaktuar edhe nga Partizani, ndërsa edhe Vllaznia vijon ta konsiderojë seriozisht për repartin ofensiv.

Gjithçka pritet të vendoset gjatë kësaj jave, me të ardhmen e Redon Xhixhës që mund të ndezë jo vetëm merkaton, por edhe rivalitetet mes skuadrave të Superiores.