Depay rikthehet në Kombëtare pas tetë muajsh

Për herë të parë që nga Kampionati Europian 2024, Memphis Depay është rikthyer në Kombëtaren e Holandës për dy sfidat kundër Spanjës në çerekfinalet e Nations League.

“Sa herë që vij këtu, ndiej presion. Gjithmonë ka njerëz që dyshojnë dhe mendojnë se gjërat duhet të jenë ndryshe. Këtë e dëgjoj çdo vit. Nuk kam pritshmëri të mëdha, përpiqem të jap maksimumin dhe të shijoj çdo moment. Në fund të ndeshjes do të shohim se çfarë kam arritur të sjell për ‘Oranje’. Për momentin, ende ndiej se kam vlerë. Sigurisht, nuk kam luajtur për një kohë, por nuk ndiej se jam më pak i aftë se më parë.”

sfidanti.al