Imane Khelif ka konfirmuar se është e gatshme të udhëtojë në Los Anxhelos në vitin 2028 për të mbrojtur medaljen e artë të fituar në Paris në turneun olimpik të peshave ‘welter’: “Mezi pres të shkoj në Los Anxhelos 2028 për të mbrojtur të artën e Parisit”, tha boksierja algjeriane gjatë një interviste për britanikët e ITV, pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njoftoi se boksi do të përfshihet në programin e Lojërave të ardhshme Olimpike në Los Anxhelos.
“Çfarë mendoj për politikat antitransgjinore të Trump? Unë nuk jam transgjinore – theksoi ajo -. Kjo çështje nuk më prek dhe nuk më tremb”.
sfidanti.al