Dean Liço prezantohet te Boluspor

Tashmë është zyrtare: Dean Liço është lojtari më i ri i Bolusporit, skuadër që militon në Ligën e Parë turke. Korçari ka firmosur një kontratë që e lidh me klubin e ri për 2 sezone e gjysmë. “Klubi ynë nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me Dean Liço, i cili ka luajtur për herë të fundit për Alagoz Holding Iğdır FK. Dean Liço ka lindur më 8 shkurt 2000 në Shqipëri. Liço, i cili e ka nisur futbollin në skuadrën e KF Skënderbeut, e vazhdoi karrierën e tij profesionale në ekipet Ascoli, FK Partizani, KF Skënderbeu. Dean Liço, i cili luan si mesfushor, tek Alagoz Holding Iğdır FK luajti në 17 ndeshje këtë sezon”, shkruhet në njoftimin e klubit turk.

sfidanti.al