Dani Alvesh do të qëndrojë në burg në pritje të gjykimit të tij. Ky është vendimi i Gjykatës të Katalonjës që ka refuzuar rekursin e avokatëve të brazilianit, që kërkonin një masë më të lehtë për klientin e tyre. Ndryshe nga pretendimi i avokatëve se nuk kishte rrezik që Dani Alvesh të largohej nga Spanja, gjykata ka vlerësuar se “ka rrezik potencial që ai të largohet”. Dani Alves ndodhet në qeli që pas arrestimit të tij në datën 18 janar në Barcelonë. Ai akuzohet se ka përdhunuar një vajzë në një prej diskotekave më të njohura të Barcelonës mbrëmjen e 30 dhjetorit të vitit të shkuar. Ylli i futbollit brazilian ka mohuar gjithçka, por provat e mbedhura nga hetuesit dhe deklaratat e tij kontradiktore rëndojnë pozicionin e 39-vjeçarit. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon nga 4 deri në 12 vjet burg.
Sfidanti.al