Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj FIFA-s pas eliminimit të kombëtares së tij nga Kupa e Botës 2026, duke pretenduar se kroatët nuk trajtohen njësoj si ekipet e mëdha të futbollit botëror.
Në një intervistë për HRT, Dalic u ndal te ndeshja ndaj Portugalisë, duke kritikuar vendimet e arbitrave dhe përdorimin e VAR-it. Sipas tij, disa ndërhyrje ndaj Ante Budimirit u injoruan, ndërsa penalltia e akorduar për Portugalinë nuk do të ishte shqyrtuar nëse situata do të kishte qenë në anën e kundërt.
Trajneri kroat tha se prej vitesh ka ngritur shqetësimin për mënyrën si FIFA e trajton Kroacinë dhe se ngjarjet e fundit vetëm sa i kanë forcuar bindjen. Ai kujtoi edhe faktin se për disa vite refuzoi të votonte në zgjedhjet e FIFA-s, si shenjë proteste.

