Mirlind Daku po kalon një mo ment shumë të mirë në Rusi, aty ku me Rubin Kazanin është kthyer në protagonist absolut duke shënuar gola në mënyrë të vazhdueshme. Sulmuesi i Kombëtares ka dhënë një intervistë për “Telegrafi”, aty ku ka folur për karrierën e tij në Rusi si edhe për Kombëtaren, që në tetor ka një ndeshje shumë të rëndësishme. Për të shënuar paguhem dhe atë po bëj. Jam shumë i fokusuar te ndeshjet një nga një.
“Mundohem gjithmonë të jap maksimumin tim, të ndihmoj ekipin dhe pse jo të bëj edhe statistika më të mira se sezonin e kaluar, sepse tashmë e njoh shumë më mirë ligën dhe kundërshtarët. Nuk kemi atë presionin e madh të titullit, thjesht përqendrohemi të nxjerrim më të mirën në çdo ndeshje dhe pastaj ecim hap pas hapi. .
Për mua nuk ka objektiv personal të caktuar, përveçse të jap gjithmonë maksimumin në fushë. Si sulmues, obligimi im është të shënoj gola dhe të jem aty kur ekipi ka më shumë nevojë për mua. Në fund, gjithçka që dua është t’i ndihmoj skuadrës të arrijë rezultatet që kërkon.
Është e vërtetë që ka pasur shumë oferta nga klube të ndryshme, por vendosa të vazhdoj me Rubinin. Ata kanë treguar besim tek unë që në ditën e parë kur erdha dhe nuk desha t’ua kthej shpinën. Normalisht, pati edhe diskutime rreth kushteve, për çmimin dhe marrëveshjen, por nuk arritëm të gjejmë gjuhën e përbashkët me disa klube. Megjithatë, e gjitha ishte shumë korrekte dhe pjesë e futbollit. Vendimi im ishte të qëndroj këtu”
sfidanti.al