Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku, ka realizuar një perlë të vërtetë në përballjen e skuadrës së tij kundër Akron Togliatti-t, duke ngushtuar diferencën në rezultat në 2-1. Gjilanasit iu desh të përballej me tre kundërshtarë, por e mbajti topin me zgjuarsi dhe më pas lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, e cila përfundoi në rrjetë pa asnjë mundësi për portierin vendas. Ky gol i jashtëzakonshëm është i teti për Dakun në këtë edicion të Superligës ruse, duke e vendosur atë në krye të listës së golashënuesve, përpara Batrakovit që ka tetë realizime. Në këtë takim, nga minuta e parë u aktivizua edhe mesfushori Veldin Hoxha, por ai u zëvendësua në pjesën e dytë nga Dardan Shaban Haxhaj, një tjetër futbollist shqiptar që po bën emër në Rusi.
sfidanti.al