Aventura e Mirlind Dakut në “Euro2024” nuk shkoi ashtu siç pritej, mbi të gjitha pas ndeshjes me Kroacinë, ku një gafë e sulmuesit kuqezi i kushtoi shumë, me UEFA-n që e pezulloi me dy ndeshje për shkak të thirrje raciste. Në një intervistë për mediat në Rusi, Sport-express.ru, sulmuesi theksoi se ky është momenti më i vështirë në karrierë, ndërsa nuk nguroi edhe një herë të kërkonte ndjesë:
“Natyrisht, kjo javë ishte shumë e vështirë. Jam përballur me presion që nuk e kam pasur asnjëherë. Isha në qendër të një skandali, për të cilin jam i turpëruar. Nuk kam dashur të nxis një situatë të tillë, pa përmendur që kjo ngjalli valë reagimesh në media. Çdo gjë doli nga kontrolli. Pas gjërave si kjo, gjithnjë filloj të stresohem. Këto mendime dhe përvojë nuk më lëshojnë”, ka thënë Daku, sipas gazetës ruse.
sfidanti.al