Ditën e djeshme sulmuesi shqiptar Sokol Cikalleshi zyrtarizoi largimin nga klubi turk i Konyasporit. 34-vjeçari vendosi rekorde me skuadrën turke, pasi në 111 ndeshje të luajtura shënoi 30 gola, duke u bërë lojtari i huaj që ka shënuar më shumë gola në të gjithë historinë e klubit. Ndonëse mungon zyrtarizimi, në mediat turke flitet se Cikalleshi është shumë pranë firmës me skuadrën iraniane Tractor FC. Në ditët në vijim pritet që të bëhet njoftimi zyrtar dhe sulmuesi i njohur të nisë në aventurë të re në karrierën e tij.
sfidanti.al