Carles Perez kafshohet në gjenitale nga një qen

Një ngjarje e pazakontë për Carles Perez, ish-lojtari i Barcelonës dhe Romës ndër të tjera: sulmuesi spanjoll është kafshuar në organet gjenitale nga një qen dhe, në orët në vijim, mund t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Carles Perez kafshohet në gjenitale nga një qen

I transferuar te Aris i Selanikut në formë huazimi nga Celta Vigo, Perez ndodhej në Thermi të Greqisë, ku po shëtiste bashkë me qenin e tij. Sipas asaj që raporton “Gazzetta.gr”, qeni i tij u sulmua nga një tjetër qen, i cili më pas iu vërsul edhe ish-lojtarit të Romës, duke e kafshuar në zonën gjenitale.

Gjendja e ish-lojtarit të Romës

I ndihmuar menjëherë, futbollisti spoanjoll është dërguar me urgjencë në spital, ku gjendja e tij, që u duk serioze që në fillim, po monitorohet vazhdimisht.

sfidanti.al