Fabio Cannavaro, ish-kapiteni i Italisë kampione bote në vitin 2006, është gati të marrë drejtimin e kombëtares së Uzbekistanit. Ai ka arritur një marrëveshje verbale me Federatën uzbeke dhe pritet që brenda 24-48 orëve të firmosë kontratën. Uzbekistani e ka siguruar tashmë kualifikimin për Kampionatin Botëror 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ndërsa Cannavaro do të rikthehet kështu në pankinë pas përvojës së shkurtër me Dinamo Zagreb, nga e cila u shkarkua në prill të këtij viti.
sfidanti.al