Klisman Cake po bën gati “valixhet” për të udhëtuar drejt Rusisë, ku me shumë gjasa do t’i bashkohet Akhmat Groznit. Mbrojtësi i grumbulluar nga Kombëtarja shqiptare kohët e fundit pritet të lërë Shkëndijën e Tetovës në merkaton e janarit për të nisur një aventurë të re.
Futbollisti 26-vjeçar, i lindur në Pogradec dhe i rritur te moshat e Tiranës, e ka rritur ndjeshëm nivelin sezonet e fundit në Maqedoninë e Veriut, fillimisht me Strugën dhe më pas me Shkëndijën e Tetovës. Kjo paraqitje e mirë e Cakes ka ngjallur interesin e klubeve të huaja dhe duket se ka ardhur momenti për të bërë një hap përpara në karrierë.Pritet të mësohen vetëm detajet e transferimit të lojtarit në Rusi. Mbrojtësit i përfundon në fund të sezonit kontrata me Shkëndijën e Tetovës, që mund të përfitojë financiarisht me shitjen e tij në merkaton e dimrit. Me kalimin në kampionatin rus Cake mund të bëhet më i vlefshëm edhe për Kombëtaren kuqezi.

