Barcelona është vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e sulmuesit Dušan Vlahović si zëvendësues ideal për Robert Lewandowskin, i cili pritet të largohet në fund të sezonit pasi kontrata e tij skadon në qershor 2026. Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, katalanasit kanë filluar kontaktet për transferimin e sulmuesit serb, që do të vijojë me Juventusin si lojtar i lirë pas fundit të kontratës së tij. Vlahović është konsideruar si një alternativë e përshtatshme për liderin e sulmit të Barcelonës, teksa klubi synon të shtojë fuqinë në fazën përpara portës për sezonet e ardhshme. Vlen të përmendet se edhe pozicioni i Lewandowskit mbetet në qendër të vëmendjes, me shumë klube që po monitorojnë situatën e sulmuesit polak, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij futbollistike.
sfidanti.al

