Bufon: Gabova kur bleva diplomën me para

Giggi Buffon ka pranuar se një nga gjërat më të gabuara në karrierën e tij ka qenë momenti kur vendosi të blejë diplomën si ekonomist. Ish-portieri i njohur i Juventusit dhe Italisë, u dënua në vitin 1996 kur ishte ende pjesë e Parmës, pasi u zbulua se kishte blerë një diplomë në mënyrë që të mund të regjistrohej në Fakultetin e Drejtësisë të Parmës. Gjë për të cilën ai u ndëshkua me një gjobë prej 6 milionë liretash (rreth 3 mijë euro).

“Gabime kam bërë shumë, sidomos kur isha i ri”, tha Buffon dje në një aktivitet në Biella. ”Ai për të cilin jam më pak krenar, është që bleva diplomën, nuk do ta ribëja kurrë. Nuk do ta ribëja pasi ka një moment jokorrektësie, është si të marrësh një rrugë të shkurtër dhe unë nuk kam qenë kurrë një tip i tillë. Por më pëlqen të mendoj se ky gabim i imi mund të më afrojë më shumë me njerëzit”, tha Buffon.

 

sfidanti.al