Jo vetëm Brazili pesë herë kampione e botës, por edhe Kombëtarja U-20 e Seleção është pasqyrë e një futbolli që po has vështirësi për të gjetur veten. Ndërsa ekipi i parë po vuan në kualifikueset për Kupën e Botës 2026, është ekipi i të rinjve ai që pëson një disfatë poshtëruese në mënyrën më të keqe të mundshme dhe kundër kundërshtarit më të padëshiruar. Argjentina e shkatërroi me rezultatin e thellë 6-0, duke i ekspozuar të rinjtë brazilianë në mënyrë të pamëshirshme. Një debutim katastrofik dhe i pabesueshëm, që askush nuk e kishte parashikuar para sfidës. Brazili U-20 u dërrmua keq 6-0 ndaj Argjentinës, e vlefshme për Kampionatin Amerikano-Jugor të moshave. Disfata ka lënë të habitur tifozët e pranishëm në stadiumin “Misael Delgado” në Valencia, Venezuelë, për ndeshjen e parë të Grupit B, e vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës për këtë kategori. Kombëtarja argjentinase, e udhëhequr nga talenti Claudio Echeverri, i cili shënoi dy herë, së bashku me Ian Subiabre, Agustín Ruberto, Santiago Hidalgo dhe Igor Serrote, dominoi plotësisht për 90 minuta. Albiceleste realizoi tre gola të shpejtë nga minuta e 7′ deri në të 11′ e pjesës së parë. Në pjesën e dytë, spektakli vazhdoi: në minutën e 52′ erdhi goli i katërt, ndërsa dy minuta më pas rezultati shkoi në 5-0, duke përmbyllur gjithçka me një gol të fundit në minutën e fundit për rezultatin përfundimtar 6-0.
sfidanti.al