Bove u nënshtrohet sërish ekzaminimeve

Po vijnë përditësime për gjendjen e Edoardo Bove. “ACF Fiorentina njofton se, ditën e djeshme, të enjten e 20 marsit, futbollisti Edoardo Bove iu nënshtrua ekzaminimeve të thelluara kardiologjike të tipit elektrofiziologjik në Kliniken e Kardiologjisë dhe Aritmologjisë të AOUM-së, drejtuar nga Prof. Antonio Dello Russo, me mbikëqyrjen e Prof. Paolo Zeppilli, këshilltar i lojtarit,” thuhet në një njoftim të shpërndarë nga klubi. Ekzaminimet, shkruan sot ‘Il Messaggero’, do të kenë rezultatet brenda 5 deri në 15 ditë: 22-vjeçari po heton më tej shkaqet e shqetësimeve të tij shëndetësore. Qëllimi i mesfushorit, i cili aktualisht është nën kontratë me Fiorentinën, është të ketë një diagnozë të saktë. Po ashtu, qëllimi është të kuptohet nëse ai mund të kthehet për të luajtur apo jo. Dhe në këtë rast, ku dhe me cilat afate kohore.

sfidanti.al