Botërorin për Klube, Juventusi arkëton 30 milionë euro

Teksa planifikon sezonin e ardhshëm, Juventusi po luan një nga ndeshjet më të rëndësishme jo vetëm në fushë, por edhe në aspektin financiar. Pjesëmarrja në Botërorin e ri për Klube, që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të kthehet në një burim të çmuar të ardhurash për klubin bardhezi, pikërisht në kohën kur nevojitet një injeksion kapitali për merkaton e verës. Juventusi i drejtuar nga Igor Tudor arriti të mposhtë ekipin maroken Kazablanka, dhe ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave. Ky sukses shoqërohet edhe me një përfitim të majmë financiar që i afrohet shifrës së 30 milionë eurove, pikërisht aq sa kërkon Porto për të liruar Konseisaon. Deri tani, vetëm për pjesëmarrjen në turne, Juventusi ka përfituar rreth 17 milionë euro, ndërsa fitorja kundër Al-Ain i shtoi arkës 1.8 milionë. E njëjta shumë u përfitua dhe nga fitorja e djeshme.

sfidanti.al