Lojtarët shqiptarë që ak tivizohen në kampi onatin italian janë të shumtë dhe thuajse në çdo ligë, ka protagonistë të cilët mund të kthehen shumë shpejt në alternativat më të mundshme për Shqipërinë. Dy emra që po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në futbollin italian binjakët Shpendi.
Kristiani dhe Stiveni, të lindur më 19 maj 2003 në Ankona, po shndërrohen në një nga historitë më interesante të këtij sezoni në Serie B, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet dhe instinktin e tyre para portës, teksa një vëmendje të madhe po marrin edhe në mediat italiane të cilat shpesh herë i kushtojnë artikuj dhe intervista binjakëve shqiptarë. Të rritur me të njëjtin pasion për futbollin dhe me rrënjë shqiptare, të dy kanë zgjedhur të përfaqësojnë Shqipërinë, një vendim që konfirmon orientimin e tyre drejt kuqezinjve edhe në të ardhmen. Megjithatë, pavarësisht formës fantastike që po kalojnë, stafi teknik i Kombëtares nuk i ka preferuar për kualifikueset e Botërorit, ashtu siç nuk i mori as në “play off”, megjithëse kishte mungesa të shumta në repartin e sulmit.
sfidanti.al