Besa e pandalshme në merkato, afrohet edhe Migone

Besa do të ketë një pamje ndryshe në pjesën e dytë të sezonit, kur do të drejtohet nga Emiljano Çela. Kavajasit po bëjnë investime të tjera të rëndësishme për të fituar garën që kanë me Vorën dhe Flamurtarin për ngjitjen direkte në Superiore. Pas afrimit të trajnerit Emiljano Çela dhe sulmuesit Bedri Greca, klubi kavajas ka gjetur akordin edhe me një tjetër futbollist cilësor, me të kaluar në Kategorinë Superiore. Argjentinasi Rodrigo Migone, është tashmë një futbollist i kavajasve. Migone ka qenë pjesë e Erzenit që në verën e vitit 2023 dhe spikati me këtë skuadër në sezonin në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa së fundmi ishte pjesë e shijakasve edhe në Kategorinë e Parë. Nga janari mesfushori 28-vjeçar do të bëhet pjesë e Besës, me shpresën që të ndihmojë kavajasit të ngjiten në elitë.

sfidanti.al