Bayern ka firmosur me portierin 21-vjeçar, Jonas Urbig. Pas arritjes së marrëveshjes me Koln, bavarezët kanë bërë publik lajmin, nëpërmjet një postimi në kanalet e klubit. “FC Bayern ka nënshkruar me Jonas Urbig. Portieri 21-vjeçar bashkohet nga 1. FC Köln dhe do të jetë me ne deri në vitin 2029”, shkruan klubi. Urbig është aktivizuar gjatë karrierës së tij në skuadra të ndryshme të Bundesligës së dytë gjermane si Regensburg dhe Greuther Furth.
sfidanti.al