Barcelona rinovon me futbollistin e talentuar, klauzolë 500 milionë euro

Marc Bernal do të qëndrojë te Barcelona, të paktën deri në vitin 2029. Klubi katalanas ka rinovuar kontratën me mesfushorin 17-vjeçar, me njoftimin për tifozët që është bërë nëpërmjet kanaleve në rrjetet sociale. Bernal-it, i është vendosur një klauzolë, që shkon deri në 500 milionë euro. Ai ka qenë pjesë e Barcelona B, ndërsa me skuadrën e parë ka zhvilluar 3 ndeshje.

sfidanti.al