Mesfushori shqiptar Arijan Ademi është larguar nga Dinamo e Zagrebit, edhe pse kishte një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026. Ai luajti gjithsej 420 ndeshje për skuadrën nga Zagrebi. Ademi shënoi 27 gola dhe dhuroi 24 asiste, sakaq fitoi 12 tituj kampioni. “Faleminderit për gjithçka dhe paç fat. Dera e Dinamos tënde është gjithmonë e hapur për ty…”, shkruan klubi. Sipas asaj që shkruajnë mediat, skuadra e tij e re do të jetë Ujpest, ekip që luan në Hungari.
sfidanti.al