Arabia Saudite shpenzon miliona edhe për femrat

Arabia Saudite nuk po shpenzon miliona vetëm për futbolin e meshkujve por ka nisur një fushatë agresive edhe në atë të femrave duke mos u kursyer aspak për të afruar disa nga lojtarët më të forta të planetit edhe pse ka disa të dhëna që janë vërtet të pabesueshme. Kampionati i femrave u krijua në vitin 2022 dhe që prej 2023-shit po transfetohet në një nga platformat më të fuqishme të botës në lidhje me transmetimet sportive. Skuadrat pjesëmarrëse janë po aq sa ato në kampionatin e meshkujve.

Te Al Hilal, aktivizohet një vajzë 24-vjeçare irakiane e rritur në kampionatin e vendit të saj e cila quhet Shokhan Salhi dhe në fushë mbulon pozicionet sulmuese. Sezonin e shkuar ajo shënoi 43 gola në 14 ndeshje, 15 nga të cilët në një takim të vetëm. Gjithsesi, me 76 gola të shënuar në total, Al Hilal nuk arriti ta fitonte kampionatin duke u renditur pas Al Nassr ku golashënuesja më e mirë ishte marokenia Ibtissam Jraïdi me 15 gola. Mund të duket e pabesueshme por kampionati arab është konkurrues pasi skuadra e kreut të klasifikimit po shpenzojnë shumë, ndërsa në dy vite janë transferuar disa lojtare të kalibrit botëror nga Holanda dhe SHBA edhe pse statistika më e trishtueshme janë stadiumet e boshatisur.

sfidanti.al