Sinner ka një sekret për sukseset

Triumfi i Jannik Sinner në Australian Open bëri jehonë jo vetëm në Itali, por edhe në mbarë botën. Tenisti italian është në qendër të vëmendjes, duke marrë mijëra mesazhe urimi. Nuk mund të mungonin urimet nga e fejuara e tij Maria Braccini. Po kush është vajza që i ka fituar zemrën kampionit të tenisit? Bjonde, sy blu dhe buzëqeshje verbuese, Maria Braccini është një modele dhe influencuese e lindur në vitin 2000. Ajo është njohur me Sinner nëpërmjet rrjeteve sociale. E dashura e Sinner ka më shumë se 200 mijë ndjekës, pavarësisht se e ka vendosur profilin e saj privat. Çifti nuk poston foto së bashku dhe në publik ata janë parë shumë rrallë, duke mbajtur lidhjen e tyre jashtë syve kureshtarë. Maria nuk e ndjek tenistin në çdo turne dhe duket se kjo ka ndikur që Sinner të mos shpërqendrohet e të ngjisë shkallët e renditjes botërore, tashmë numri katër në botë dhe i pari italian që triumfon në një grand slam pas 48 vitesh.

sfidanti.al