Anton Kresic firmos me Tiranën

Mungonte vetëm zyrtarizmi që ka ardhur ditën e sotme. Anton Kresic është lojtari më i ri i Tiranës. Qendërmbrojtësi është një lojtar me eksperiencë, që pritet të ndihmojë skuadrën bardheblu që të arrijë objektivat sezonal. “Anton Kresic është emri më i ri që i bashkohet klubit tonë. Mbrojtësi ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit me klubin dhe është prezantuar me ekipin dhe stafin teknik, duke nisur menjëherë punën me skuadrën”, shkruhet në njoftimin e klubit bardheblu. Tirana prezanton afrimin e radhës në këtë sesion të merkatos, duke formuar tashmë një grup konkurrues, për të përballuar sfidat e pjesës së mbetur të sezonit.

sfidanti.al