Letonia nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi ndaj Andorrës, në duelin e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit, ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Kjo ishte pika e parë për Andorrën në 6 duelet e luajtura, ndërkohë që Letonia, me këtë barazim të arritur është ngjitur në kuotën e 5 pikëve, duke mbajtur vendin e parafundit.
Pavarësisht disavantazhit, Andorra nuk u dorëzua, duke shënuar në minutën e 78-të, me Oliveiran.Në duelin e radhës, Letonia pret Anglinë më 14 tetor, ndërkohë që Andorra do të përballet në shtëpi me Serbinë, po më 14 tetor.
Për sa i përket situatës në Grupin K, kryeson Anglia me pikë të plota, e ndjekur nga Shqipëria me 8 pikë, ndërkohë që në vend të tretë ndjek Serbia me 1 pikë më pak se kuqezinjtë. Serbët kanë edhe një ndeshje më pak. Tabela mbyllet me Letoni dhe Andorrën, respektivisht me 5 dhe 1 pikë.
sfidanti.al