Amin Tahiri vishet zyrtarisht kuqeblu

Vllaznia prezanton afrimin më të fundit në skuadër. Amin Tahiri vishet zyrtarisht kuqeblu. Sulmuesi 21-vjeçar është formuar si futbollist në skuadrat e moshave të Vllaznisë dhe më pas është aktivizuar edhe Itali dhe Slloveni. Tahiri ka qenë edhe pjesë e Tiranës.

“Pas hapave të parë në futboll me Akademinë Vllaznia, Amin Tahiri rikthehet në shtëpi pas eksperiencave të vlefshme në akademinë e Torinos, për të vijuar në disa ekipe të tjera dhe së fundi në Slloveni. Një tjetër djalë i dalë nga Shkodra që vesh sërish fanellën kuqeblu”, shkruhet në njoftimin e klubi shkodran.