Duke ndjekur filozofinë e klubit të Egnatias, thuajse çdo vit i duhet të gjejë ose të shpikë një lider të ri. Klubi nuk reziston shumë kur bëhet fjalë për të shitur lojtarët, pasi prioritet kryesor mbetet mbushja e arkave dhe sigurimi i stabilitetit financiar.Megjithatë, kjo nuk dobëson strukturën e skuadrës, sepse drejtuesit i vënë trajneri Edlir Tetova gjithmonë futbollistë në dispozicion për të zëvendësuar ata që largohen, duke ruajtur ekuilibrin në grup dhe konkurrencën brenda ekipit. Kjo filozofi duket se po nisë të funksionojë edhe këtë sezon, ku prurjet e verës po fillojnë të spikasin dhe të bëhen pjesë e rëndësishme e planeve taktike të trajnerit. Çdo skuadër ka nevojë për një lider ose së paku një që t’i garantojë golat. Me largimin e Regi Lushkjes, u duk se kavajasi la një boshllëk jo të vogël për t’u mbushur tek kampionët. Megjithatë, duket se lideri i ri i skuadrës ka nisur të dalë në pah tek rrogozhinasit, edhe pse janë luajtur vetëm pesë javë kampionat. Bëhet fjalë për sulmuesin Alesandro Albanese, i cili ka shënuar në dy ndeshjet e fundit, duke treguar aftësi të spikatura për gol dhe karakter lideri. Kundër Tiranës, ai realizoi një goditje të bukur nga jashtë zone, ndërsa ndaj Flamurtarit shfrytëzoi penalltinë me saktësi dhe qetësi, duke treguar se nuk ka frikë të marrë përgjegjësinë kur skuadra ka nevojë.
Me dy gola të shënuar deri tani, ai kryeson listën e golashënuesve të ekipit, ndërsa shokët e tij të skuadrës nuk kanë shënuar më shumë se një gol secili. Megjithëse është herët në sezon, pritshmëritë janë që Albanese të vazhdojë me këtë ritëm dhe të jetë një element kyç për Egnatian, duke i dhënë forcë morale skuadrës dhe tifozëve. Gjithsesi, pritet që të shihet vazhdimësia, sepse edhe kundërshtarët kanë nisur ta njohin më nga afër, duke qenë se nuk