Alen Sherri debuton nga minuta e parë në një ndeshje të Serisë A, java e 12-të, ndërsa skuadra e tij, Caljari barazoi 3-3 me Milanin. Vendasit kaluan menjëherë në avantazh në minutën e 2-të me Zorteas, por u përmbysën nga dopieta e Leaos (15′ dhe 40′) pak para pushimit. Pas një goli të anuluar, Kaljari fillimisht shënoi golin e 2-2 me Zappa, duke përfituar nga gabimi i Fofana, i cili më pas shpiku golin e 3-3 në minutën e 89-të duke iu përgjigjur epërsisë së re të kuqezinjve të firmosur nga Abraham.
sfidanti.al