Al-Khelaifi merr si dhuratë fanellën e Vllaznisë

Presidenti i PSG, Naser Al-Khalifi, gjatë qëndrimit të tij në Tiranës në kuadër të takimit të Shoqatës Europiane të Klubeve, ECA, në rolin e presidentit, është takuar me presidentin e Vllaznisë, Alban Xhaferi, nga i cili ka pranuar si dhuratë një fanellë të Vllanisë, me ngjyrat kuqeblu, e cila përngjason me uniformën e ekipit parisien.

Në postimin e klubit shkodran për këtë rast, shkruhet: “Ishim të nderuar të merrnim pjesë në takimin e Shoqatës Europiane të Klubeve, ECA, të drejtuar nga CEO-ja z. Nasser Al-Khelaifi, zhvilluar për herë të parë në Shqipëri në kuadër të mbledhjes së përbashkët me UEFA-n. Ky ishte një moment i rëndësishëm për futbollin europian dhe një mundësi e madhe për klubet shqiptare.

Në shenjë respekti dhe miqësie, Presidenti i KF Vllaznisë i dhuroi z. Al-Khelaifi fanellën kuqeblu të klubit tonë, ngjyra që ndërthuren edhe me ato të Paris Saint-Germain, me një mesazh të posaçëm të shkruar në krah të saj.”

sfidanti.al