Akuzohet për mashtrim, probleme në horizont për Ancelottin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti do të dalë në gjyq, pasi akuzohet për evazion fiskal. Sipas asaj që shkruajnë mediat rreth kësaj çështje të teknikut italian, Prokurorët e shtetit spanjoll dyshojnë për mashtrim prej 1 milion euro (1 milion dollarë) në 2014 dhe 2015. Prokurorët e shtetit po kërkojnë një dënim me burg deri në katër vjet e nëntë muaj, ndërsa vlen të theksohet se, Ancelotti akuzohet për marsin e 2024-ës se kishte përdorur kompani “gucka”  për të fshehur të ardhurat e tij të vërteta.

Rreth kësaj teme ka folur vetë Ancelotti. “Ajo që do të ndodhë javën e ardhshme është apelimi i Prokurorisë Publike. Unë tashmë e kam pasur një gjyq dhe e kam fituar. Tani kam apelin. Unë i besoj plotësisht ligjit dhe drejtësisë. Unë nuk jam i shqetësuar. Do të shkoj me shumë entuziazëm për të dëshmuar të Mërkurën”, deklaroi Ancelotti.

sfidanti.al