Bylis ka ndërprerë bashkëpunimin me Darko Ilieskin. Klubi ballshiot ka njoftuar zyrtarisht vendimin e marrë për mbrojtësin, që u afrua në merkaton e dimrit.
FK BYLIS ka ndërprerë bashkëpunimin me mbrojtësin Darko Ilieski. FK Bylis e falënderon Ilieskin, për kontributin e dhënë në realizimin e objektivit, në skuadrën e parë, por njëkohësisht i uron suksese në vijimin e karrierës së tij”, shkruan klubi ballshiot në rrjetet sociale.
Ilieski luajti 13 takime në kampionat, ndërsa shënoi edhe një gol. Bylisi ndërkohë siguroi mbijetesën në Superiore.
sfidanti.al