Alonso,, zbulimi i Bundesliga-s

Xabi Alonso është sot trajneri më i lakuar në botën e futbollit perëndimor. Ish-mesfushori i Real Madrid dhe Bayern Munchen ka arritur të tranformojë Bayer Leverkusen nga një skuadër normale në një fenomen të futbollit gjerman. Pak më shumë se një vit në krye të stolit të “aspirinave”, Xabi Alonso ka injektuar shpirtin luftarak dhe Bayern Leverkusen regjistron sot statistika të frikshme. 60 % mbajtje topi, 12.5 goditje në portë dhe 3 gola për ndeshje. Pasi ka luajtur nën drejtimin e trajnerëve Guardiola, Mourinho dhe Ancelotti, Xabi Alonso ka arritur ta shfrytëzojë rastin duke mësuar shumë prej tyre. Momentalisht, Leverkusen është një nga ekipet më interesante me sulmin shumë produktiv dhe një mbrojtje hermetike. Kush është lojtari që vendos në punë motorrin e skuadrës së Alonsos? Një shqiptar, Granit Xhaka i cili u transferua nga Arsenali në merkaton e verës.

sfidanti.al